Cavani firmos për skuadrën e njohur angleze/ Zbulohet rroga e re e uruguaianit

0
303

Manchester United ka zyrtarizuar Edison Cavanin gjatë orëve të fundit të merkatos. Cavani ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me United, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai do fitojë 9 milionë euro në sezon te “djajtë e kuq”.

Uruguaiani ishte lojtar i lirë pasi zgjodhi të mos vazhdonte kontratë me klubin e tij Paris Saint-Germain. 33-vjeçari do ta mbajë numrin 7 te Man Utd, një numër që nuk ka sjellë fat te ky ekip që nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Prej gati një viti, Cavani u kërkua nga shumë klube të mëdha, si: Inter, Juventus, Real, Atletico Madrid, por Man United ia doli të bindte ish-futbollistin e PSG-së të firmoste me ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here