Swenska Tagebladet (1942) / Një qeveri shqiptare e udhëhequr personalisht nga mbreti Zog do të vendoset në Londër

0
344

Nga Aurenc Bebja*, Francë – “Le Petit Marocain” ka botuar, të enjten e 10 dhjetorit 1942, në faqen n°2, shkrimin e “Swenska Tagebladet” në lidhje me krijimin e një qeverie shqiptare në mërgim të udhëhequr nga mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Stokholm, 9 dhjetor. – Shtypi suedez raporton nga Londra se një qeveri e re në mërgim do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Angli. Bëhet fjalë për atë të Shqipërisë, nën udhëheqjen personale të ish-mbretit Zog, me rezidencë në Henley dhe me një oborr mbretëror prej tridhjetë personash.

Korrespondenti i “Swenska Tagebladet” shkruan se marrëdhëniet midis Anglisë dhe Shqipërisë nuk janë ende shumë të qarta, por se ato së shpejti do të sqarohen dhe se statusi i ri shqiptar do të përcaktohet. Ky hap u hodh sipas dëshirës së britanikëve dhe mbështetësve të çështjes së aleatëve në Shqipëri. Kjo tregon se lufta e nervave kundër Italisë do të intensifikohet.

Anglezët, saktëson kjo shkresë, kishin rezervuar lirinë e tyre të plotë të veprimit kur Italia hyri në luftë.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/swenska-tagebladet-1942-nje-qeveri-shqiptare-e-udhehequr-personalisht-nga-mbreti-zog-do-te-vendoset-ne-londer/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here