Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndryshuar disa anëtarë të kryesisë së saj.
Sipas burimeve të Dritare.net ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka marrë postin e nënkryetares së LSI për Tiranën, ndërsa është zgjedhur edhe si anëtare e kryesisë së LSI.
Shehaj ka bërë daljen e parë publike pranë LSI, sot në një mbledhje të degës së Tiranës, ndërsa pak ditë më parë tha se ajo është propozuar si kandidate për deputete.









































