Google search engine
Home Sport Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare/ Klubet marrin vendimin drastik për këto...

Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare/ Klubet marrin vendimin drastik për këto pesë futbollistë

0
292

Pesë lojtarëve nuk janë lejuar të grumbullohen më Kombëtaren. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, Lindon Selahin, Ylber Ramadanin, Florian Kamberin dhe Klaus Gjasulën.

Këta lojtarë nuk lejohen nga klubet e tyre për tu bashkuar me Kombëtaren kuqezi. Gjithashtu në dyshim janë edhe Vrioni me Strakoshën, me sulmuesin që nuk po e lejon Juventusi dhe portierin që dyshohet për një dëmtim.

Një lajm aspak i mirë ky për Edi Rejën dhe Shqipërinë, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe ndaj Lituanisë më 14 tetor.

Klubet mbështeten edhe te rregullorja e re e FIFA-s, ku në 90 ditët në vijim, klubet do të kenë mundësi të mos lejojnë lojtarët e tyre që të grumbullohen në kombëtaret përkatëse, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndeshje zyrtare apo miqësore.

Në argumentimin e kësaj vendimmarrje, krerët e FIFA-s shprehen se kjo është vetëm një masë e përkohshme e cila ndihmon në ruajtjen e shoqërisë dhe uljen e rreziqeve nga infektimi me Koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here