“Do të heqim akcizën e naftës”/Bledi Çuçi jep njoftimin e rëndësishëm:Ja si do te perfitohet

0
280

Ministri Bledi Çuçi, ka dhënë një lajm të mirë për fermerët. Ai u shpreh se nisma për të hequr akcizën e naftës do të konkretizohet shumë shpejt.

“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por po bëjmë disa kalkulime për skemën që do të përdorim dhe shumë shpejt do të japim lajmin e mirë për të gjithë fermerët, të cilët do të lehtësohen nga barra e taksave të karburantit”, tha Çuçi gjatë intervistës për emisionin “E-Zonë”, në “Vizion Plus”.

Ministri nuk dha detaje se çfarë skeme do të zbatohet dhe se a do të përfitojnë të gjithë fermerët apo vetëm ata me NIPT.

“Do të përfitojnë të gjithë ata që punojnë tokën me makineri. Kjo kategori do të marrë çmimin e naftës të reduktuar. Nisma do të zbatohet në vitin e ardhshëm.”

Qeveritë ndër vite e kanë premtuar një masë të tillë, por nuk e kanë konkretizuar, për shkak të riskut që ajo mbart, në rritjen e informalitetit dhe abuzimit, duke bërë që nafta të mos përfundojë tek fermeri.

Aktualisht, karburanti është zëri që mban një peshë të konsiderueshme në kostot e bujqësisë për shkak edhe të çmimit të lartë që shitet në tregun tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here