Mjeku personal i Presidentit të SHBA, Dr Sean Conley ka raportuar për gjendjen e Donald Trump gjatë trajtimit të tij në qendrën spitalore ushtarake “ Walter Reed” pas infektimit me COVID-19. Teksa shefi i stafit të Presidentit, Mark Meadows theksoi më parë se 48 orët në vijim do të jenë kritike për gjendjen e tij, Conley jep një tjetër ‘panoramë’, pasi thekson se stafi mjekësor është shumë optimist, dhe se Presidenti mund të lirohet nesër nga spitali për të vijuar trajtimin në Shtëpinë e Bardhë.
Po ashtu Conley thekson se Trump po trajtohet me deksametazon në ‘’Walter Reed’’. Sipas mjekëve aktualisht oksigjeni në gjak i presidentit Trump është 98%. Dr. Conley tha se oksigjeni i Trump ra poshtë 93% dje, dhe ai pati probleme me frymëmarrjen. Ai u mjekua me dy doza, nga pesë, të ilaçit eksperimental antiviral Remdesivir dhe nuk po përjeton ndonjë efekt anësor, shtoi ai.