Pas konfirmimit pozitiv me Covid i presidentit amerikan Donald Trump, një grup i ngushtë bashkëpuntorësh të tij kanë rezultuar pozitiv.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pas presidentit dhe zonjës së Parë Melania, pozitiv me Covid janë konfirmuar edhe senatorët republikanë Thom Tillis nga Karolina jugore dhe Mike Lee nga Utah, të cilët kanë njoftuar se do të izolohen për 10 ditë.
Të dy senatorët kishin marrë pjesë në ceremoninë e nominimit të gjykatëses Amy Coney Barret për Gjykatën Supreme që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë katër senatorë të tjerë që kanë marrë pjesë në ceremoni, kanë rezultuar negativë, ndërsa disa pjesëmarrës tjerë duke përfshirë presidentin e Universitetit Notre Dame, John Jenkins dhe ish-këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conëay kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Infeksionet e reja që vijnë pas ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator, kanë ngritur dyshimet se ky tubim ka qenë shkaktar i përhapjes së koronavirusit. Shumë mysafirë janë parë pa maska dhe duke mos mbajtur distancën sociale.
Ndërkohë presidenti Trump ndodhet i shtruar në një spital ushtarak jashtë Uashingtonit, ku po merr dhe kuron e duhur ndaj Covid.