Shfaqja “Shirli Valentina” një udhetim me aktoren Olta Daku, dy net për publikun në Tiranë

0
506

Komedia “Shirli Valentina” , me aktoren e njohur Olta Daku mbrëmjen e së shtunës dhe së dielës vjen për publikun te amfiteatri i liqenit artificial të Tiranës. Vepra e njohur e autorit anglez Willy Russell është me regji nga Driada Dervishi, e cila bashkë me aktoren Olta Daku janë vlerësuar nga publiku, ku në festivale nuk kanë munguar dhe çmimet e ndryshme. Aktorja e njohur Olta Daku vjen para publikut në Tiranë si Shirli Valentina pak kohë pasi u shpall aktorja më e mirë me këtë komedi në festivalin “KoKoFest”, që u zhvillua në qytetin e Korçës. Regjisorja Driada Dervishi ndërsa bën me dije se kjo shfaqje do të vijë për dy net me radhë në orën 18:30 te amfiteatri i liqenit artificial në Tiranë thotë se do të dhurojë shumë të qeshura. “Pe?r te? gjithë ndjesitë e munguara, pe?r te? qeshurat qe? shume?fishohen kur jemi bashke?, pe?r batutat e zgjuara e me humor, pe?r ironinë qe? na shijon me? shume? ne? grup, pe?r gjithë emocionet qe? fal teatri, Shirli Valentina dhe Olta Daku 3-4 tetor ora 18.30, ne? amfiteatrin e liqenit artificial”, bën me dije regjisorja Driada Dervishi për këtë komedi, ku biletat shiten tek “ArTurbina”. E vënë në shumë skena të botës vepra “Shirli Valentina” është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver”, si komedia më e mirë e vitit 1988. “Shirli Valentina” , që njihet si një nga veprat më të suksesshme të autorit Willy Russell qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze. Por pasi është vënë në mbi 30 vende në mbarë botës, në skenën shqiptare erdhi për të përcjellë të tjera momente argëtuese. Shfaqja “Shirli Valentina” u dha për herë të parë në teatrin “Aleksandër Moisiu”, në vitin 2017. Teatri i Durrësit shprehej më herët se ky ishte bashkëpunimi i parë i aktores Olta Daku me këtë institucion teatror. Një udhëtim përmes humorit Regjisorja Driada Dervishi solli për herë të parë një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell, ku “Shirli Valentina” është konceptuar në formën e një “One woman show” dhe përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Pas bashkëpunimeve të suksesshme në shfaqjet “Vanja, Sonja e Masha, etj” dhe “Sonte luajmë pa tekst”, aktorja e mirënjohur Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi erdhën në bashkëpunimin e tyre të tretë me një komedi hit. Regjisorja Driada Dervishi më herët ka treguar se roli kryesor Shirli për Olta Dakun, duket se është i shkruar për atë si aktore. Olta Daku një nga aktoret e suksesshme e viteve të fundit në teatër rikthehet sërish para publikut, por këtë herë do të shndërrohet në personazhin e njohur anglez. Një meso grua shtëpiake, e cila zbulon veten dhe ato çfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi. Vepra e shkruar në vitet 1986 është e mbushur me fraza që kërkojnë rizgjimin e jetës së një gruaje, që deri në ato momente i ishte përkushtuar shtëpisë. Shirli Valentina vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë. Olta Daku përmes Shirlit fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, kostumet nga Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti dhe as/regjisor Besmir Bitraku. Që nga koha kur është vënë për herë të parë në skenë si premierë në teatër, regjisorja Driada Dervishi bashkë me aktoren e njohur Olta Daku po vazhdojnë që të jenë para publikut me këtë vepër teatrore. Kjo është një nga shfaqjet, që vjen për publikun këtë sezon artistik te amfiteatri i liqenit artificial, dhe premton të përcjellë momente argëtues për të gjithë që do ta ndjekin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here