Keni planifikuar fundjavën? Ja si do të jetë moti

0
433

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se fundjava do të jetë kryesisht e kthjellët me alternime vranësirash, po ndërkohë do të ketë rritje të temperaturave për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta.

PARASHIKIMI NGA SHMU

Për ditën e Shtunë moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veriperëndim. Por pas orëve të pasdites parashikohet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura.

Dita e diel do të nis me mot të vranët, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimit kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Zona e veriperëndimit do të ketë mot me vranësira të dendura përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.

Duhet theksuar se për shkak të depërtimit të masave ajrore, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës (shiko foton bashkëlidhur). Gjithashtu, parashikohet erë intensive e cila parashikohet të ketë shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era fiton shpëjtësi që arrinë vlera deri në 15-20m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here