Google search engine
Home Aktualitet Lloto sportive përmes telefonit, tre në pranga dhe një në hetim

Lloto sportive përmes telefonit, tre në pranga dhe një në hetim

0
341

Policia e Tiranës bën të ditur se tre persona janë arrestuar dhe një është në hetim në gjendje të lirë pasi janë konstatuar duke luajtur lloto sportive përmes telefonit.

Sipas burimeve zyrtare, një 36-vjeçari i është gjetur në lokalin e tij një faqe interneti e dyshuar se përdorej për ushtrim të aktivitetit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa dy të tjerë janë konstatuar duke luajtur lotari sportive, nëpërmjet telefonave të tyre dhe janë arrestuar. Në hetim është një i tretë i cili dyshohet se ka ndihmuar këta persona të ushtronin këtë veprimtari të paligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here