Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion, ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e dy trafikantëve me të cilët dyshohet të ketë komunikuar ish kreu i OFL-së.
Ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, për të cilët autoritetet gjermane kishin nisur hetimet.
Ata komunikonin nëpërmjet rrjetit EncroChat, i cili përdorej nga një grup i gjerë kriminal në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ku në pranga përfunduan edhe shumë shqiptarë. Grupi kishte arritur të krijonte rrjetin me servera sekretë, ku komunikonin mbi 60 mijë persona.









































