GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të OFL-së Artan Shkëmbi.
I akuzuar për korrupsion dhe dekonspirim të një operacioni ku marrin pjesë edhe autoritett gjermane, avokati i tij hedh poshtë pretendimet e akuzës.
Avokati i tij tha se Shkëmbi nuk ka pasur ndonjë telefon që përdorn “encrochat”, një lloj çati që përdoret nga trafikantët e drogës për të folur. Ai tha se vetë prokuroria nuk e akuzon ish-kreun e OFL-së për ndonjë gjë të tillë. Madje nuk ka asnjë provë se ai ka qenë përdorues pronar i një telefoni apo mjeti komunikimi të tillë.
Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.









































