Google search engine
Home Bota Guvernatorit i bëjnë atentat me gomar, nga sulmi mbetën të vdekur 30...

Guvernatorit i bëjnë atentat me gomar, nga sulmi mbetën të vdekur 30 persona

0
339

Një gomar në të cilin ishte lidhur eksploziv u përdor për ti zënë pritë karvanit të një guvernatori nigerian. Ky ka qenë plani i ISIS, ndërkohë që eksplozivi shpërtheu pasi rojet qëlluan bombat e vendosura në të.

Guvernatori Babagana Zulum sapo ishte kthyer nga kryeqyteti i shtetit Borno, Maiduguri. Por ndërsa eksplozivi shpërtheu militantë u shfaqen nga mbulesa dhe hapën zjarr mbi autokolonën. Për fat të mirë askush në kolonë nuk u plagos në përpjekjen për jetën e guvernatorit, i dyti në po kaq ditë në verilindje të vendit të shkatërruar nga lufta.

“Daily Mail” shkruan se Zulum po kthehej nga qyteti Baga, 120 milje nga kryeqyteti, ku po shoqëronte qindra banorë, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre në 2014 për shkak të sulmeve xhihadiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here