Google search engine
Home Rajoni Kosova Prej disa ditësh lajme të mira nga Kosova, drejt mposhtjes totale të...

Prej disa ditësh lajme të mira nga Kosova, drejt mposhtjes totale të koronavirusit, asnjë i vdekur nga covid-19.

0
377

Asnjë i vdekur nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast vdekje nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv.

Siç njofton, IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here