Liqeni i Pogradecit është pushtuar nga dhjetëra flamingo. Ky është një fenomen i rrallë që ndodh për herë të parë në këtë liqen.
Flamingot kanë zgjedhur fshatin e Tushemishtit për të pushuar dhe për të marrë vëmendje si rrallë herë nga qytetarët dhe vizitorët.
Specialistët shprehin habi për këtë shpend i cili ka pushtuar vijën liqenore të fshatit turistik të Tushemishtit ndërsa shtojnë se ardhja e tyre është e përkohshme.
Flamingot janë shpend të cilët i gjejmë në lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës ndërsa për qytetin e Pogradecit është diçka e rrallë me të cilën qytetarët u njohën së fundmi.



































