Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit. Ai tha se Hajdari u ekzekutua nga shteti. Sali Berisha u shpreh se Haklaj ishin bandë me spaleta dhe morën komisariatin vetëm për t’u hakmarrë.
Këto deklarata nga Sali Berisha kanë ngjallur reagimin e gazetarit Artan Hoxha i cili ironizon ish kryeministrin duke e krahasuar me bosin famëkeq italian Toto Rina.
‘Mbrëmë pashë “Bosin e Bosëve”, Toto Rina, të rrëfehej si “I penduari” mafias, Tomazo Busheta…
Kisha përshtypjen, që “Bosi i Bosëve” nuk mund t’i tradhëtoj kurrë bashkëpunetoret e tij…’-shkruan Hoxha në Facebook.