Pas vendimit të qeverisë / Shpërthen Elton Deda: Do vdesim nga…

0
339

Pas vendimit të qeverisë, këngëtari i njohur Elton Deda ka reaguar sërish në lidhje me ndalimin e jetës artistike dhe atë të natës.

Deda ka shprehur se çdo artist i muzikës live është lënë në harresë nga qeveria.

“Mendoj se përveç Ministrisë së Financave, ne duhet t’i drejtohemi dhe Komitetit të Ekspertëve të cilët bëjnë rregulloret për masat anti-covid, sepse kam përshtypjen se ata nuk e kanë shumë të qartë çfarë po ndodh me muzikë, çfarë pasojash sjellë mungesa e saj, sa e rrezikshme është muzika për situatën që po kalojmë etj. Do i piketojmë dhe më pas do veprojmë. Deri tani zëri jonë nuk po dëgjohet, nuk kemi asnjë lloj kontakti, askush nuk është interesuar për ne që të thonë: ‘O Elton si e ke hallin? Çfarë mund të bëjmë ne për ju’ nuk kemi pasur diçka të tillë prandaj duhet të veprojmë ne”, u shpreh Elton Deda i ftuar në “Vizioni i Pasdites”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here