Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka dalë sot me një deklaratë të fortë. Ai ka paralajmëruar se 99% pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të arrestohet nga Gjykata Speciale.
Në ‘Happy TV’, ai tha se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.
“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për tu arrestuar është 99 përqind. Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare që duhet ta kalojmë nga brezi në brez. Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht”, tha ai.