‘Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit’/ Berisha i përgjigjet “Shotës”, zbulon kush i vrau Haklajt e Tropojës

0
380

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vrasësit e Haklajve janë të njëjtë që vranë Azem Hajdarin.

Gjatë një prononcimi për emisionin Opinion mbrëmjen e së hënës, Berisha tha se Haklajt e Tropojës i vrau shteti, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda.

“Ata që vranë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit. Ata ishin terroristë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë plaçkitëse të këtij lloji, përdhunues e kriminale. Vetëm shteti mund t’i vriste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e viktimave. Ata ishin të angazhuar.”

Kujtojmë se Zylfie Haklaj, drejtoi gishtin publikisht tek Sali Berisha për vrasjen e vëllezërve të saj.

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, deklaroi Zylfie Haklaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here