Kreu i socialistëve Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe duke u shprehur se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit. Fokusi i këtij takimi ka qenë pikërisht tek fushata zgjedhore.
Por a është i kënaqur Rama me punën e këtyre drejtuesve? Ja si u përgjigj ai:
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”.








































