Google search engine
Home Lifestyle Binjakët në kërkim të zëvendësueses së Borës? Postojnë foto me moderatoren e...

Binjakët në kërkim të zëvendësueses së Borës? Postojnë foto me moderatoren e njohur

0
745

Tashmë dihet se Bora Zemani ka kaluar në Top Channel, duke lënë kështu projektin “3shat” me vëllezërit binjak, Romeo e Donald Veshaj.

Duket se ata tashmë kanë bashkuar forcat për të zëvendësuar Borën, dhe postimi i tyre me moderatoren e Portokallisë, Xhemi Shehu na bëri të dyshojmë se do të jetë ajo që do të zërë vendin e Borës.

Sakaq, Romeo tregoi pak ditë më parë se ai dhe Donaldi janë duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Ai foli edhe për largimin e Borës dhe me sa duket, dy binjakët janë ndarë paqësisht me të!

“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Shoë” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “shoë” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here