Gjatë puntatës së djeshme të ‘Përputhen’ në Top Channel janë përballur mes tyre vajzat e sezonit të parë dhe të dytë.
Të ftuara ishin Ina, Antoneta dhe Margaret, të cilat më së shumti u ndalën tek Shqipja, vajza që ka tërhequr shumë vëmendjen me karakterin ekspresiv.
Margaret kritikoi Shqipen për faktin se një nga djemtë e emisionit, Mevlanin e ka quajtur të pamoralshëm duke u shprehur se ajo vetë nuk do ta lejonte një fjalor të tillë.

Pjesë nga biseda:
Margaret: Në prapaskenë të treja vajzat më përshëndetën, përveç Shqipes dhe më bëri përshtypje se ndoshta kjo është pikërisht siç e kemi parë në ekran. Njerëzit nuk gabohen totalisht tek ajo që shohin. Gjëja që më ka bërë përshtypje këtë edicion janë termat e përdorur në ekran. Unë të paktën si person nuk preferoj t’i përdor. Mënyra e ofendimit drejt meshkujve është ekstreme.
Shqipe: Cila mënyrë të lutem?
Margaret: Nuk besoj se ka nevojë t’i përsëris unë fjalët e tua
Shqipe: Mund të përsërisësh 1 të paktën?
Margaret: Nuk i përdor dot ato terma. Si mund t’i thuash një mashkulli i pamoralshëm? I the Mevlanit…
Shqipe: Ti e ke parë të gjithë klipin?
Margaret: E kam parë, ai nuk ka përdorur fjalë të tilla me ty. Unë kam vëlla vetë dhe t’i thotë dikush vëllait tim në një emision televiziv ‘i pamoralshëm’, mua nuk do më linte sedra pa u përballur me atë person. Mevlani qoftë ai që është që të ka toleruar.
Shqipe: Nuk e ke ndjekur mirë.
Margaret: Mos më thuaj nuk e kam ndjekur mirë se ti ke ndryshuar dhe mënyrën e të folurit duke agravuar. Nuk kam çfarë të dëgjoj nga ti se të kam dëgjuar dhe u mbyll.
Shqipe: Po për çfarë ke ardhur?
Margaret: I kam dëgjuar të gjitha nga ty.
Shqipe: Ti do që të dëgjohesh, por mos të dëgjosh.
Margaret: Po të kam dëgjuar moj, e ke thënë këtë gjë.
Shqipe: Je shumë interesante!