Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me lëkundjet e tërmetit në zonën e Elbasanit.
Sipas MM, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 1.25 dhe janë me mangitudë 4.5 ballë dhe thellësi 20 km në veriperëndim të Cërrikut. Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk janë raportuar dëme materale apo probleme të ndryshme.
“Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.