Duke risjellë në vëmendje deklaratën e saj për marrëveshjen e 5 qershorit ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u ka kujtuar liderëve politikë në Shqipëri këtë datë duke thënë se ata janë pala përgjegjëse.
“Kujtojmë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë për të gjitha përpjekjet që janë bërë lidhur me marrëveshjen e pesë qershorit dhe çdo masë përtej saj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. SHBA do ju mbështes gjithmonë. Liderët shqiptarë janë pala përgjegjëse”, thotë Kim në një postim në Twitter.








































