Një 29-vjeçar i dënuar me katër vite burg për kultivim të bimëve narkotike është ekstraduar nga Greqia.
Elton Katuçi ishte vënë në pranga në shtetin helen në korrik të vitit të shkuar pas shkëmbimit të informacioneve të Interpol Tirana me atë të Athinës.
Katuçi është konstatuar në tetor të 2014 se së bashku me një tjetër person kishin kultivuar kanabis në afërsi të rezervatit të Rrushkullit.
NJOFTIMI I PLOTE
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve.
Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve, nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.
Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur:
Më datë 14.10.2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.
































