Gazetarja zbulon detajet e reja: Ja kur do të ekstradohet në vendin tonë shqiptari që mbahet në burg në Ekuador

0
334

Gazetarja Fatjona Mejdini  personi i cili akuzohet si koka e grupit të kokainës që u godit gjatë operacionit “Los Blancos”, Dritan Rexhepi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, por për këtë duhet të presë edhe 5 vjet.

“Sipas informacioneve, Rexhepi do të qëndrojë edhe 5 vite në Ekuador sepse ka patur konflikt të kërkesave për ekstradim në Shqipëri dhe Itali. Shqipëria e ka për vrasjet dhe aktivitetin e tij këtu. Për dy arsye i është dhënë prioritet Shqipërisë sepse është vendi i origjinës dhe e dyta sepse vetë Dritan Rexhepi ka kërkuar të ekstradohet në Shqipëri si pasojë e familjes. Në këtë situatë ku jemi Shqipëria duhet të presi edhe 5 vite për ta ekstraduar. Kjo do të thotë që për 5 vite që ai do të jetë aktiv”, tha gazetarja Fatjona Mejdini për Opinion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here