6 vite nga vizita e Papës në Shqipëri, Meta: Të mos harrojmë porositë e mençura, koha nuk pret më!

0
241

Kreu i shtetit Ilir Meta ka kujtuar 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri duke sjellë përmes videos mesazhin e tij për rikthimin e të rinjve.

“Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, do të shprehej Papa Françesku.

“Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë. KOHA NUK PRET MË! TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!”, thotë Meta në mesazhin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here