Google search engine

    Zjarr në godinën e Bashkisë së Kamzës/ Shtëllungat e tymit mbulojnë zonën

    0
    312

    Pak minuta më parë, zjarri ka përfshirë godinën e Bashkisë së Kamzës.

    Nga pamjet e publikuara nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, shihet se ka marrë flakë pjesa ballore e bashkisë.https

    Pjesa ballore e Bashkisë së Kamzës ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë.

    Ndërkohë, mbi tarracën e hyrjes së Bashkisë, shihet një person me shkallë që tenton të lëvizë diçka mes flakëve, ndërsa një tjetër tenton të hapë me forcë derën kryesore por largohet.

    Mesa duket, në Bashkinë Kamëz sot nuk ka personel për shkak se është ditë pushimi. Nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here