Google search engine
Home Aktualitet Njësia ‘Fast’ super-operacion në Elbasan/Vihet në pranga 43-vjeçari i rrezikshëm

Njësia ‘Fast’ super-operacion në Elbasan/Vihet në pranga 43-vjeçari i rrezikshëm

0
463

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 43-vjeçarin e shumëkërkuar, Gentian Mino.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, sepse ka plagosur tre persona brenda një lokali në 2019.

Sipas Policisë, është kapur shtetasi Gentian Mino, 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar më parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.https://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.htmlAd by Valueimpression

Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen e dokumentonin ligjor të implikimit të këij shtetasi.

Elbasan – Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Polciisë Elbasan në bashkëpunim me Njësinë speciale të Kërkimit “Fast”

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të  masave  për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme “FAST” në DPPSH,  në kuadrë të operacionit policr të koduar “Zaranika” u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit:

G.M., 43 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Po nga verprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbarhdjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here