“Të fshehtat” brenda selisë blu/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së nxjerr blof Lulzim Bashën: Kjo është perla e radhës

0
195

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka ‘zbërthyer’ deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatorit Blendi Fevziu.

Sipas tij Basha gënjeu për programin e PD-së, pasi shumë premtime të tij nuk qëndrojnë.

Reagimi i plotë i Kullurit

Genjeshtar lind, nuk behesh!
Lulzim Basha ne Opinion paska leshuar disa genjeshtra elektorale te tipit “kercen prifti nga belaja”!
Se pari kjo puna e “ te ardhurave” me 1 milione leke ne muaj” eshte perla e rradhes! Te ardhurat nuk fiksohen me shifra por rriten ne menyre te paparashikueshme ne vlera. Te ardhurat fikse jane vetem rrogat dhe ne tregun privat rrogat i vendos vete tregu i punes dhe jo qeveria, pervec sektorit publik. Nuk di asnje qeveri ne ekonomi tregu qe vendos rroga fikse ne privat pervec Bashes! Dhe rrogat rriten vetem nese rritet ekonomia qe dmth investimet e huaja dhe te brendshme!
Dhe pengesat kryesore per rritjen e ekonomise shqiptare jane ceshtja e prones dhe gjyqesori! E ne fakt per ceshtjen e pronave foli! Gjera per te cilat eshte hera e pare qe e ben! Por duhet te na shpjegoje se pari pse mban ne krah njerez qe kane drejtuar Agjensine e Kthimit te Pronave per 8 vjet gjate qeverisjes tone dhe e dijme c’kane bere! Ashtu sic ne krye te Bashkise Tirane nisi projektin e Bulevardit te Ri dhe pronaret e shtepive qe u prishen u demshperblyen me 200 mije leke m2, qe nuk dilnin per te blere vecse nje dhome! Ashtu sic nuk tha asnje fjale per Ligjin per Korporatat qe eshte zhvatja me e madhe e pronave nga “oligarket” dhe qeveria Rama! Oligarket tek te cilet Basha eshte klient!
Sa per gjyqesorin, eshte nje ceshtje qe parlamenti shqiptar ja delegoi nderkombetareve dhe situata dihet! Kaos! Cili eshte plani? Cfare do propozoje ne bashkepunim me nderkombetaret per te permiresuar apo pershpejtuar reformen? Asnje qartesi!
Ne fushate mund te thuash c’te duash por ceshtja e besueshmerise te atij qe i thote eshte thelbi i ceshtjes! Dhe ky zoteria nuk beson as vete ato qe thote, pasi nuk ka bere asnje perpjekje apo me keq ka bere te kunderten e asaj qe thote!
Me e bukura ishte shprehja “ programin po e bejne ekonomistet me te njohur ne bote”!!! Na thuaj ca emra se keta shqiptaret nuk i nje kush se nuk le asnje ekonomist ne PD se gjysmen i perzure ndersa te tjeret jane ca burokrate te vegjel!
Le ta mbyllim me rrogat e sistemit shendetesor qe fluturojne ne 700-1000 euro! Ku do i gjesh parate dhe pse nuk do rriten rrogat e ushtarakeve, policeve etj.?! Po administrates qendrore e lokale? Po te arsimit ne teresi?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here