Google search engine
Home Politike Drejtesi Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj njoftim të rëndësishëm për...

Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj njoftim të rëndësishëm për BKH

0
328

Me anë të një deklarate zyrtare kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, iu bën thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kriteret të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj strukture si hetues.

Mes të tjerash, Hajnaj thekson se për ta “është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Mesazhi i Hajnajs:

Falenderoj kanidatët që kanë aplikuar deri në datën 18.09.2020.

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin” e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

SPAK ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë lidership, integritet, profesionalizëm dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të aplikojnë për këtë pozicion pune, para datës 29 shtator 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

Ne duam të përzgjedhim kandidatët/et më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Aida Veizaj (Hajnaj)

Drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here