Krijohet në Britani testi i shpejtë. Jep rezultatin në 90 minuta

0
338

Një test i shpejtë mund të diagnostikojë me saktësi infeksionin e koronavirusit, brenda 90 minutash, pa pasur nevojë për laborator special thonë shkencëtarët e Imperial College London.

Studimi i tyre ka treguar se pajisja dha rezultate të krahasueshme me testet aktuale.

Tamponi vendoset brenda një mbajtëse ngjyrë blu e cila ka brenda kimikatet e nevojshme për analizën. Më pas kjo futet në një makineri me madhësinë e një këpuce për të bërë testin.

Megjithatë ekspertët thonë se nuk është zgjidhje për problemet dhe vonesat e programit “Testo dhe gjurmo”.

Kjo sipas tyre pasi secila kuti mund të trajtojë vetëm një provë njëherësh. Prandaj gjatë një dite një kuti e tillë mund të kryejë vetëm 16 teste.

Graham Cooke, autori kryesor i studimit të Imperial, tha për BBC se testi është i përshtatshëm për përdorim, për shembull në një repart spitali.

Aktualisht kjo pajisje po përdoret në tetë spitale britanike për të identifikuar shpejt pacientët që mbartin virusin. Teknologjia në teori mund të përdoret në shtëpi, por nuk është hartuar për këtë qëllim ka thënë Cooke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here