Kryeministri Edi Rama prite të fluturojë të premten drejt Gjermanisë, ku do të jetë pjesë e panelit në Konferencën e Sigurisë në Berlin.Rama do të zhvillojë një takim edhe me Kancelaren Angela Merkel.
Integrimi në BE, hapat e ndërmarra nga Shqipëria në këtë proces janë pjesë e diskutimeve të Ramës me zyrtarët dhe deputetët gjermanë. Siç dihet Gjermania mban presidencën e radhës së BE-së.
Kjo vizitë e Ramës në Gjermani dhe takimi me Kancelaren Merkel, vjen pas vizitës në Athinë, ku u diskutua rreth çështjes së kufirit detar me Shqipërinë si dhe konfliktin e Greqisë me Turqinë për Mesdheun.