Basha e konfirmon: Berisha do kandidojë për deputet (Po Jozefina Topalli?)

0
389

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha konfirmoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të kandidojë sërish për deputet në zgjedhjet e 2021.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Berisha do të kandidojë në Kavajë apo në ndonjë qytet tjetër, Basha u përgjigj shkurt: “Ku të dojë”.

Kreu i PD-së tha shtoi se kjo forcë politike do të jetë e hapur për çdo emër, përfshi edhe zërat kritikë ndaj tij, si Jozefina Topalli.

Pjesë nga intervista:

A do të jetë PD e hapur për të gjithë? Dhe për ata zëra kritikë ndaj jush?

Kjo pyetje e ka marrë një përgjigje tashmë, PD do të jetë e hapur për të gjithë.

Edhe për zonjën Topalli nëse kthehet?

Padiskutim që po

Po zoti Patozi?

Ai tashmë e ka partinë e tij, por siç e thashë, kjo pyetje e ka marrë përgjigjen

A do të kandidojë Sali Berisha për deputet?

Po

Ku do të kandidojë?

Ku të dojë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here