Ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një përmbarues privat është plagosur me thikë ndodhi ne lagjen nr.1.
Gazetarja Shpresa Dine raporton se bëhet fjalë për Baftjar Nelën. Mësohet se Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.
Sipas përmbaruesit, agresori ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti. Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve.