Skuadra e ekstradimeve të policisë britanike u ka bërë apel qytetarëve të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarëve të konsideruar si më të kërkuarit për momentin.
Në bazë të njoftimit të policisë britanikeqë është publikuar nga mediat e huaja janë indentifikuar edhe të dhënat e dy shqiptarëve.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Korab Halilaj dhe Festim Korra, 43-vjeç.
Mësohet se Korab Halilaj, 39 vjec për të cilin është lëshuar një urdhër arresti nga Australia për trafik droge, besohet se ai fshihet dhe ka lidhje në zonën e Northampton.Ndërsa 43-vjeçari Festim Korra i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e ndodhur në Shqipëri në vitin 2013. Korra është dënuar në mungesë me dy vite burg. Mund të fshihet në Londër dhe përdor dokumente të falsifikuar.










































