Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.
Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt, shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike, duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi, ku me zërin e ëmbël arriti të fitonte zemrat e jurisë dhe të publikut.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.


































