Google search engine
Home Aktualitet I kishin kthyer qendrat e masazhit në rrjete prostitucioni/Ja kush janë 2...

I kishin kthyer qendrat e masazhit në rrjete prostitucioni/Ja kush janë 2 biznesmenët nga Tirana që u vunë në pranga nga policia

0
324

Policia e Tiranës ka shkatërruar sot një rrjet prostitucioni. Dy vëllezër i përdornin qendrat e tyre të masazhit edhe për shërbime ekstra.

Mësohet se 2 vëllezërit e arrestuar janë Mario dhe Andi Roshi. Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.

Burimet bëjnë me dije se qendra e masazhit ndodhet në zonën e Pazarit të Ri.

Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.

Në orët në vijim pritet që të ketë detaje të reja lidhur me këtë operacion, ndërsa të rinjtë do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here