Tronditëse bëhen publike nga rasti i përdhunimit të të miturës 13-vjeçare në Pogradec.
Burime për Report TV bëjnë me dije se vajza është përdhunuar më datë 30 korrik. Ajo është mbajtur gjithë natën e lidhur në ballkon nga autori nën kërcënimin se do ta hidhte. Më datë 1 gusht e mitura u kthye në banesën e saj por nuk ka treguar gjë. Ndërkohë autori nëpërmjet kërcënimit e detyroi 13-vjeçaren të rikthehej në banesën e tij.
Abuzimi me të miturën vijoi edhe më datë 1 gusht në dhomën bashkëshortore të autorit. Bashkëshortja e tij nuk mund të fliste rreth ngjarjes pasi e ka humbur aftësinë për të folur për shkak të një aksidenti. Nga dt 1 deri në ditën e dënoncimit vajza është mbajtur në banesë nën presion dhe autori i thoshte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe t’i shkonte në dhomë. Ai e kishte kërcënuar mos tregonte sepse do t’i vriste babain dhe se kishte shokë në polici.
Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka deklaruar për policinë se ditën që ka shkuar në shtëpinë e autorit atje ka qenë një vajzë tjetër të cilën ai e kishte larguar po atë ditë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjeçares ai po e përgatiste për prostitutë.










































