Përfundojnë hetimet për vrasjen që tronditi ish-Bllokun/ Mësohet çfarë vendimi ka marrë Prokuroria për Ervis Martinajn

0
516

Mësohet se prokuroria ka mbyllur pas dy vitesh hetimet për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok. Burimet thonë se biznesmeni Ervis Martinaj do të merret i pandehur për katër vepra penale.

Kështu, Martinaj akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”. Ai akuzohet edhe për organizim të palejuar të lojërave të fatit.

Dosja pritet tashmë që brenda 10 ditësh të shkojë në gjykatë.

Në prej 4 tetorit të vitit 2018 biznesmeni Ervis Martinaj u hetua nën masën e sigurisë burg pa afat për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-bllok.

Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë, gjatë shkëmbimit të zjarrit në ambientet e brendshme të një lokali, Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato.

Autori i dyshuar i ngjarjes mendohet se ishte komandoja Mervjon Bilo, i afërm i këngëtares Elvana Gjata.

Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here