“Nëse do ishte infektuar në mars-prill do të kishte vdekur”/ Mjeku flet për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi

0
314

“Ngarkesa virale e tamponit nazofaringal të Berlusconit ishte aq e lartë sa që në mars-prill, sigurisht që nuk do të kishte pasur rezultatin që ka tani. Do të kishte vdekur?! Sigurisht që po dhe këtë gjë ai e di”, tha mjeku personal i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Alberto Zangrillo.

“Le të themi se Berlusconi është në një situatë më se të kënaqshme, terapia po i shkon shumë mirë dhe besoj se fundi i kësaj sëmundje është afër”- shtoi ai më tej.

“Gjëja themelore në lidhje me sëmundjen e Berlusconi nuk ishte aq shumë terapia e ndjekur sapo ai hyri në spital, por ishte shtrimi në spital në momentin e duhur.

Dhjetë orë më pas mund të kishte qenë tepër vonë sepse siç dihet Berlusconi është një pacient me rrezik për shkak të operacioneve që ka kryer. Duhet të kemi ide shumë të qarta mbi faktin se afatet kohore të ndërhyrjes janë thelbësore”- përfundoi Zangrillo në një intervistë të dhënë sot.

Ish-kryeministri 84 vjeç u shtua në spital dy ditë pasi doli pozitiv më 2 shtator.

Epidemologët më të njohur në botë kanë bërë analiza të situatës së fundit nga koronavirusi dhe pavarësisht shtimit të rasteve të reja gjatë muajve të verës, agresiviteti i virusit nuk është i njëjtë me atë të muajve prill-mars.

Megjithatë, ata bëjnë thirrje sërish që qytetarët të zbatojnë në mënyrë rigoroze protokollet e higjienës dhe të distancimit social.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here