“Take me out Albania”, formati televiziv që u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit më në fund ka një përgjigje.
Luana Vjollca ka qenë dje me xhirime për sezonin e ri të “Shiko Kush Luan”, bashkë me kolegët Rezart Veleshnja dhe Florian Binaj.
Por makina me të cilin po udhëtonin mbante logon e “Take me out Albania”, ndaj dhe moderatorja nuk mund të rrinte pa i thënë dy fjalë për të gjithë të interesuarit.
“Vitin tjetër të gjitha gocat dhe çunat të bëhen gati për një super shoë”, përgjigjen çunat duke na sqaruar njëherë e mirë.