Një ditë më parë u bë publike se aktorja Zamira Kita dhe bashkëshorti i saj janë infektuar nga koronavirusi. Fatmirësisht të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa vetë aktorja ka postuar në rrjetet sociale një buqetë me lule të dhuruar nga e motra e saj për të konfirmuar se është mirë.
Nuk kanë munguar komentet e shumë miqve dhe dashamirësve të saj që i urojnë shërim të shpejtë.