Një lajm tronditës u bë publik dje nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruan se 3 politikanë bjellorusë, mes tyre edhe liderja e opozitës Maria Kolesnikova u zhdukën pa asnjë gjurmë.
Një detaj i ri ka dalë për zhdukjen e tyre misterioze. Mësohet se 3 politikanët kanë kaluar kufirin për në Ukrainë.
Kujtojmë se burra të maskuar raportohet të kenë rrëmbyer Kolesnikova-n në qendër të Minskut të hënën.
Më pas ata e kanë futur atë në një furgon, ndërsa dy aleatë të saj u zhdukën më pas, njoftoi opozita.