Politikani i njohur dhe arkeologu Neritan Ceka është infektuar me COVID-19.
Burime për “TvT” thonë se arkeologu nuk ka pranuar të shtrohet në spital për të marrë trajtimin, por ka zgjedhur që gjendja e tij të ndiqet në kushtet e shtëpisë.
Përveç trajtimeve me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.






































