Google search engine
Home Aktualitet Babë e bir e vranë mizorisht në Dajt 23-vjeçaren/ Flet njerka e...

Babë e bir e vranë mizorisht në Dajt 23-vjeçaren/ Flet njerka e Eglantina Bucit dhe zbulon vendimin që ka marrë për jetën e saj: Burri im është i pastër!

0
527

Në shtëpinë e Faik Bucit, i cili urdhëroi të birin të vriste mizorisht të bijën, është e mbyllur dhe në të jeton tashmë vetëm bashkëshortja e tij e dytë.

Në një rrëfim për Report Tv, ajo  i ka dalë në mbrojtje burrit të saj. Për të, Faiku është i pastër, teksa thotë se vëmendja që ka marrë ditëve të fundit për këtë lajm makabër i ka përkeqësuar shëndetin mendor.

E fshehur pas derës gri të shtëpisë dy katëshe ku jetonte me Faikun prej më shumë se 7 viteve, gruaja ka thënë se ngjarja për të cilin akuzohet burri i saj është shumë e rëndë, por shton se nuk ka asgjë për të thënë momentalisht.

“Nuk kam asgjë për të thënë momentalisht, jam e sëmurë me depresion, po të duash të jap kartelën. Me lini të qetë unë do shkoj te jetoj tek vëllezërit e mi s’keni pune në shtëpinë time. Ngjarja është e rëndë, djalin dhe burrin i kam të pastër”, tha njerka e Eglantina Bucit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here