Te tjera detajë kanë dalë në dritë nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga babai dhe vëllai i saj.
Ngjarja është zbuluar nga dëshmia e një te penduari, mik i vëllait të viktimës, i cili ka treguar detaje rreth ngjarjes.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se i penduari ka shoqëruar me makinë Eglantinën dhe vëllain e saj, Shkëlzenin, në Malin me Gropa, ku me pas vajza është ekzekutuar me plumb.
Ai iu ka thënë hetuesve se kishte dijeni për një vrasje, pasi ditën e krimit ai e kishte shoqëruar mikun e tij, Shkëlzenin, me të motrën drejt malit, ku sipas tij, i vëllai ka debatuar në makinë me Eglantinën.
Krimi horror ka ndodhur në vitin 2012, por dosja u zbardh një ditë më parë, prej ku rezultonte se 23-vjeçarja është ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe më pas është groposuar prej tij dhe i ati në Malin me Gropa.






































