Google search engine
Home Aktualitet “Ajo u zhduk para 4 vitesh”/ Motra e Eglantina Bucit rrëfen detajet...

“Ajo u zhduk para 4 vitesh”/ Motra e Eglantina Bucit rrëfen detajet tronditëse: Edhe unë kam ikur nga shtëpia

0
500

Menjëherë pasi gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për babë e bir që akuzohen se kanë vrarë 23-vjeçaren Eglantina Bucin, ka folur motra e saj.

Elona është e martuar dhe  është lakuar si një nga personat e fundit që ka kontaktuar me të motrën Eglantina Buci, që u ekzekutua nga i vëllai Shkëlzeni dhe ai ati 8 vite më parë në Malin me Gropa dhe eshtrat e saj u zbuluan në vitin 2017.

Elona tha se Shkëlzeni nuk ka bërë asgjë në kokën e tij dhe për gjithçka nxitej nga 66-vjeçari, madje edhe për atentatin ndaj aktorit Mishel Prela. E bija e Faikut tregon për Fax News se me të atin dhe vëllain i ka shkëputur kontaktet prej 15 vitesh pasi nuk pranonin edhe lidhjen e saj me bashkëshortin që sot jeton dhe ka 2 fëmijë.

Gjatë bisedës, ajo flet për gjendjen e të ëmës që jeton tek i vëllai, divorcin e saj me Faikun, martesën e dytë e këtij të fundit me një grua nga Shkodra. Për njerkën, Elona thotë se e shkatërroi familjen pasi i dhunonte fëmijët e bashkëshortit.

“Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për atentatin ndaj Mishel Prelës. Babai nuk e lejonte të na takonte. Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur më vdiq vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit.

Babi u divorcua nga mami në vitin 1993, pastaj u martua me një tjetër, njerka na ka dhunuar vazhdimisht, ajo na shkatërroi familjen, por edhe babi po ashtu. Nuk pranuan që unë të martohesha me bashkëshortin që kam. Ika nga shtëpia, tani jetoj në punën time, kam një vajzë dhe një djalë.

Nënën time, Nafije Bucin e mori daja dhe jeton aty, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarjen e morëm vesh ditën e premte me datë 4 shtator. Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, erdhi qëndroi tek shtëpia ime disa javë dhe njohu dikë me të cilin u takua. Nuk e kam parë kurrë më që atëherë. E kam thirrur në telefon, i kam shkruar në rrjetet sociale, asnjë përgjigje. Mësuam tani çfarë kishte ndodhur, nuk e di në fakt se çfarë ndodhi. I kishin marrë analizat e ADN-së, njerkës, prandaj kishin vonuar hetimet, ishin ngatërruar hetuesit. Pastaj morën të mamit dhe dolën që eshtrat ishin të Eglantinës.

Mendoja se është jashtë. E kërkova në telefon, në rrjetet sociale nuk mu përgjigj askund.”, shprehet Elona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here