Google search engine
Home Lifestyle “Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime”/ Humbi djalin në moshën...

“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime”/ Humbi djalin në moshën 18-vjeçare, shkrimtarja e njohur shqiptare liber: Për Birin, qenien që më mësoi të vazhdoj edhe pa të

0
314

Në 6 maj të vitit 2018, shkrimtarja e njohur shqiptare mori lajmin e zi, atë të humbjes së të birit, në moshën 18-vjeçare. Dy viti më vonë, Flutura Açka, i ka dedikuar një libër të birit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.

“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, shkruan veç të tjerash shkrimtarja.

Kujtojmë se djali i saj 18-vjeçar u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i plotë:

“Biri”, së shpejti…

Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.

“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.

Përgjatë shtatorit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here