Google search engine
Home Rajoni Kosova Gazeta austriake zbulon detajin: Si u fshi nga dokumenti fjalia për ‘njohje...

Gazeta austriake zbulon detajin: Si u fshi nga dokumenti fjalia për ‘njohje reciproke’ në Shtëpinë e Bardhë

0
413

Marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës, në prani të vetë presidentit Donald Trump, ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare.

Një artikull për marrëveshjen ka shkruar edhe gazeta austriake “Die Presse”, e cila shkruan mes të tjerash se një nga qëllimet e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington ishte që të ndihmojë presidentin Donald Trump në fushatën për zgjedhjet e nëntorit.

Sipas gazetës së njohur, amerikanët kishin futur në dokument edhe fjalinë për “njohje reciproke” mes Kosovës dhe Serbisë, por një gjë e tillë është fshirë.

“Sipas raportimeve nga Prishtina, kërcënimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të lënë qeverinë nëse Hoti nënshkruan një dokument që konfirmon pretendimet serbe ndaj liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës, shkaktoi trazira në delegacionin e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here